Arben Gashi: Albin Kurti nuk është armiku im

Aktuale

Arben Gashi: Albin Kurti nuk është armiku im

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:48
Arben Gashi

Ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, duke e komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, është ndalur edhe te njëra nga pikat e aktgjykimit që flet për qytetarët të cilat kanë të drejtë të kandidojnë për deputet.

“Mendoj që Gjykata Kushtetuese ka gabuar në të dy rastet. Edhe kur e ka rrëzu Qeverinë Hoti edhe kur ia ndalon kandidimin z. Kurti”, tha Gashi.“Albin Kurti është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im. Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, tha Gashi në “Kallxo Pernime”.

Tutje ai ka shpjeguar se si pritet të shkojë procesi i ankesave të LVV-së për këtë rast dhe sipas tij nuk ka mundësi ligjore që të zgjatet ky proces nëpër Gjykata.

“Mbetet me verifiku institucionet ligjore dhe ato kushtetuese. Në çështjet zgjedhore janë afatet shumë më të shkurta. Vendos KQZ, shkon në PZAP. Nëse palët janë të pakënaqura, shkojnë në Gjykatën Supreme. Në të gjitha proceset këto institucione kanë shkuar shumë shpejtë, edhe me Ligj janë të detyruara të veprojnë brenda 72 orë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat