Përgjigjja e Albin Kurtit nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Përgjigjja e Albin Kurtit nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:18
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pyetur se si do të reagojë nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka thënë se pengesa të ndryshme do të dalin rrugës, porse asnjëherë nuk e ndalin.

“Me 14 shkurt nuk është më ajo situate e vjetër me cilën parti. Është referendum ku qytetarët përcaktohen për zgjidhje të thjesht, partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonte të shkonte dhe ardhmërinë përpara që do ta nxjerr vendin nga kriza. Nuk janë zgjedhje për parti, është referendum”, tha ai.

“Pengesat e ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik apo politike. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Nuk mund të përgjigjem me nëse, sepse s’ka pengesa që na ndalin më”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat