PDK-së pritet t'i bashkohet edhe ky ish-ministër i Arsimit

Aktuale

PDK-së pritet t'i bashkohet edhe ky ish-ministër i Arsimit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:38
Foto Ilustrim

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të jetë aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burimet kanë bërë të ditur se aderimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Zyrtarizimi i Bytyqit do të bëhet nesër”, kanë thënë këto burime brenda PDK-së.

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate, i cili më pastaj i është bashkuar partisë së Dardan Molliqajt.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat