Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Aktuale

Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Nga: A.SH Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:31
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LDK, ka takuar strukturat e LDK-së në Klinë.

Ai nga atje dha mesazhin se, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet, duke shtuar gjithashtu se, do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi në Facebook:

Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet!

Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.

Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike.

Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zoti e bekoftë Klinën!

Zoti e bekoftë LDK-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat