Deklarohet për herë të parë gruaja e Rexhep Selimit, pas kandidimit për deputete

Aktuale

Deklarohet për herë të parë gruaja e Rexhep Selimit, pas kandidimit për deputete

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:00
Rexhep Selimi dhe Shqipe Mehmeti-Selimi

Shqipe Mehmeti-Selimi, apo njohur ndryshe si bashkëshortja e Rexhep Selimi është deklaruar pasi emri i saj është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shqipe Mehmeti Selimi tha se ndjehet e nderuar që është pjesë e kësaj liste, derisa tha se do të jetë shembull e motiv për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Ajo tha se do të jetë shembull që ata ta duan e ta ruajnë vendin e tyre, duke e angazhuar e duke mos e bratksiur atë.

Postimi i plotë:

Sikur secili në listën e 110 kandidatëve për deputet nga Levizja VETËVENDOSJE!, jam e nderuar që të jem pjesë e këtij projekti në rrugën e angazhimit tonë te përbashkët për një shoqëri të drejtë dhe komb të përparuar.

Me LevizjenVETËVENDOSJE! në udhëheqje të  qeverisë dhe si shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, angazhimi për realizimin e aspiratave të brezave, do të jetë edhe vullnet dhe detyrë e imja parësore.

Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, poashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore.

Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë.

Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat