Publikohet njoftimi për ta ndërruar qendrën e votimit

Aktuale

Publikohet njoftimi për ta ndërruar qendrën e votimit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Periudha për ndërrimin e qendrave të votimit është nga 17 – 27 janar 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?

KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat