​Çmimi “Anton Çetta” ndahet për Frrok Kristaj

Aktuale

​Çmimi “Anton Çetta” ndahet për Frrok Kristaj

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:33
Çmimi “Anton Çetta” ndahet për Frrok Kristaj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka shpallur Frrok Kristaj fitues të çmimit vjetor “Anton Çetta”, në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se fal angazhimit, kanë arritur që në kohë pandemie të ketë të pasuruar jetën kulturore.

Hoti: Edhe në pandemi e kishim të pasuruar jetën kulturore

“Në kohë të pandemisë është pasuruar jeta kulturore në Prishtinë, si rrallë ndonjëherë, duke pasur parasysh kushtet me të cilat jemi. Ju përgëzoj për punën që keni arritur në këtë pikë që të ndajmë çmime me emrin e një personi që gëzon respektin e secilit qytetarët, shqiptar në mbarë botën. Ne muajin e nëntorit e kemi shpallur muaj të Anton Çettës në këtë sallë kemi pasur disa organizime dhe më vjen mirë që sot jemi në këtë ditë tash në fillim vit për ndarjen e çmimeve. Iu përgëzoj për punën që kanë bërë edhe juria dhe ata që do marrin këtë çmim”, tha ai.

Kurse, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi se sot po ndahet çmim në emër të një personaliteti i cili kontribuoi në zhdukjen e hasmërisë në Kosovë.

Ajo tha se shembulli i Frrok Kristaj duhet të përcillet tutje nga gjeneratat e reja.

Dumoshi: Gjeneratat e reja duhet ta ndjekin shembullin e Frrok Kristaj

“E uroj zotërinë Frrok Kristaj, ky çmim është një vlerësim i lartë që i bëhet punës dhe angazhimit të tij, dhe ky shembull duhet të ndjekë nga gjeneratat e reja, studiues të cilët me angazhimin e tyre do të lartësojnë edhe më shumë jetën dhe veprën e profesor, Anton Çettës. Si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në formimin tim kapital edukativ-familjar gjithmonë ka qenë orientim që t’i respektojmë figurat tona kombëtare të cilat do i drejtojnë gjeneratat e reja”, theksoi Dumoshi.

Ndërsa, fituesi i çmimit vjetor “Anton Çetta”, Frrok Kristaj tha se ndihet mirë që u nderua me çmimin “Anton Çetta”, me të cilin kishte punuar shumë në mbledhjen e folklorit.

Kristaj: Me Çettën punuam shumë në mbledhjen e folklorit

“Iu falënderoj për këtë nderim që më keni bërë mua, dhe në veçanti duhet të falënderoj familjen Çetta, me të cilën profesor Antoni jam njoftuar në 68’, dhe kam punuar shumë në mbledhjen e folklorit dhe shumë aspekte të tjera e kam pasur mik të familjes dhe shtëpisë“, u shpreh Kristaj.

Anëtari i jurisë, Arsim Canolli në arsyetimin e jurisë, tha se juria ka vendosur që çmimin vjetor “Anton Çetta” ta ndajë për Frrok Kristaj për shkak të angazhimit gjysmë shekullor në dokumentimin e kulturës shpirtërore.

Canolli: Frrok Kristaj gjysmë shekulli ndikoi në avancim të kulturës shpirtërore

“Ky nderim për Anton Çettën tregon se Kosova i nderon prijatarët e saj. Paraprakisht më lejoni që në emër të jurisë tu shprehi mirënjohje dhe vlerësim të gjithëve të nominuarve për punën e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Në përputhje me kriteret përkatëse për nominim të çmimit vjetor “Anton Çetta” që jepet në shenjë nderimi dhe vlerësimi për personalitetet e shquara në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore ka vendosur që ky çmim për herë të parë sivjet t’i jepet Frrok Kristaj për punën e tij mbi gjysmë shekulli në avancimin e kulturore shpirtëror dhe ndikimin e tij në mbledhjen dhe dokumentimin e promovimit të saj”, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat