Zyrtari i PDK-së: Qalajn e detyruan t’i bashkohet PDK-së

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Qalajn e detyruan t’i bashkohet PDK-së

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:37
Enver Hoxhaj dhe Rashit Qalaj

Pas shkarkimit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se Qalaj është detyruar që të shkoj në PDK.

Ai ka thënë se Qalaj ka pasur mundësinë që të kontribuojë për Policinë e Kosovës, por që nuk e kanë lënë ta bëjë një gjë të tillë.

“Qalaj ka qenë një ndër drejtuesit më të madh të drejtësisë. Atë e detyruan tjerët të vie në PDK, ja ndalën rrugën për drejtimin e policisë. Ai pati mundësinë të kontribuojë për Kosovën dhe u bë pjesë e PDK-së”, tha ai.

Ndërsa, derisa foli për zgjedhjet e 14 shkurtit, Gjoshi tha se lista e PDK-së për këto zgjedhje është më e mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat