AAK dhe Nisma dënohen me nga 2 mijë euro

Aktuale

AAK dhe Nisma dënohen me nga 2 mijë euro

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:50
Fatmir Limaj dhe Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë dënuar nga Inspekcioni i Komunës së Prishtinës me nga 2 mijë euro.

Kjo pasi që të dyja partitë kanë organizuar tubime duke mos respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai ka shkruar se ligji për parandalimin dhe lufitmin e pandemisë vlen për të gjithë.

Postimi i plotë:

Askush mbi ligjin!

Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt - shkelës të ligjit - brenda territorit të Kryeqytetit.

Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat