Fshati Bibaj feston inaugurimin e Bidenit

Aktuale

Fshati Bibaj feston inaugurimin e Bidenit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:22
Pamje nga video

Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara, banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt, kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit.

Ky fshat gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit Biden.

Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge më 2016. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat