Deklarata e Konjufcës për Valdete Dakën, reagon IKD

Aktuale

Deklarata e Konjufcës për Valdete Dakën, reagon IKD

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:17
IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj gjuhës kërcënuese për përfaqësuesve të subjekteve politike, ndaj udhëheqësve të institucioneve kushtetuese.

Ata vlerësojnë që përdorimi i kësaj gjuhë është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj gjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme. Partitë politike përmes përkushtimit të tyre duhet të dëshmojnë se kanë për qëllim respektimin e sundimit të ligjit, duke zbatuar vendimet e instancave gjyqësore dhe institucioneve tjera respektove dhe jo duke kërcënuar krerët e tyre me fjalor të papranueshëm”, thuhet në reagim.

Me tutje në reagim, IKD’ja ua rikujton përfaqësuesve dhe subjekteve politike që për çdo pakënaqësi ndaj këtyre institucioneve të shprehet vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

“IKD ua rikujton përfaqësuesve dhe partive politike se kushdo që ka pakënaqësi me vendimet e institucioneve kushtetuese dhe ligjore, ato mund t’i shprehim vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, duke shfrytëzuar mjetet juridike. Në këtë fazë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon vendi në përballje me pandeminë Covid 19 si dhe me sfidat në organizimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, IKD kërkon nga partitë politike që të përmbahen nga gjuha joadekuate, aq ma tepër nga gjuha kërcënuese. Gjuha e tillë është e papranueshme dhe cënon parimet e demokracisë në vend”, thuhet ndër të tjera në reagim .

Në ndërkohë ky reagim i IKD’së vjen pas deklaratave të Glauk Konjufcës së LVV’së, ndaj kryetares së KQZ’së.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”, ka thënë Konjufca në RTV Dukagjini.

Kujtojmë që dje Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën me emrat e 47 kandidatëve që nuk do të lejohen që të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në mesin e tyre është edhe kandidati për kryministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat