Selimi: Vetingu mbron ndershmërinë e prokurorit

Aktuale

Selimi: Vetingu mbron ndershmërinë e prokurorit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:28
Selim Selimi

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve deklaroi se i di sfidat me të cilat prokurorët ballafaqohen por përsëriti se ata janë shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës dhe e mbrojtjes së sundimit të ligjit.

Selimi u shpreh se me ndryshimet e fundit në procedurën penale prokurorët tashmë do të kenë më shumë mundësi të ndjekin të korruptuarit dhe rastet e krimeve të luftës, por ai nuk harroi të përmend edhe procesin e vetingut.

“Ne kemi bërë ndryshim edhe në sistemin e vetingut, të cilin e kemi bërë bashkë me juve.

Ky veting do të jetë për ta mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë. Ne e kemi bërë edhe rishikimin funksional, një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë, që prokurorisë do t’i jap forcë, pavarësi dhe punë”, deklaroi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat