Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare

Aktuale

Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:43
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, i është drejtuar mbështetësve të saj me një kërkesë që ta mbështesin me mjete financiare.

Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, thotë se janë subjekti më transparent në Kosovë, duke shtuar se nuk pranojnë mjete financiare nga persona apo biznese të dyshimta.

Ajo thotë se nuk pranojnë as shuma të mëdha, pasi që fuqia e tyre bazohen në ndihma të vogla.

Postimi i plotë:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit

Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.

Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.

Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

Bashkë drejt referendumit dhe krejt e në drejtimin e duhur.

Udhëzimet mund t'i gjeni në faqen apo në numrin e mëposhtëm:

https://donacion.vetevendosje.org

Tel: +383 44 177 787 (Ëhatsapp&Viber)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat