Krasniqi: Konjufca e Abazi lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë Kurtin

Aktuale

Krasniqi: Konjufca e Abazi lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë Kurtin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:20
Frashër Krasniqi

Zyrtari i Partisë Socidal Demokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se Glauk Konjufca dhe Haki Abazi janë dy lakejtë më të egër që po i mprehin dhëmbët e po kërcënojnë.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se si Konjufca e po ashtu edhe Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem.

Sipas Krasniqit, që të dy lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë liderin.

Postimi i tij i plotë:

LAKEJTË E LIDERIT SUPREM

Dy lakejtë më të egër, që po i mrehin dhëmbët e kërcënojnë, po dalin të jenë Glauk Konjufca dhe Haki Abazi.

Çka është e përbashkëta në mes tyre?

– Të dytë ndjehen të dyshuar nga lideri suprem. Prandaj nevoja që t’i dëshmohen.

– Të dytë lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë liderin. Prandaj duhet ta bindin atë që janë lakej besnikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat