PDK-ja e 'dogji' Xhavit Halitin, ai e akuzoi për pisllëqe...

Aktuale

PDK-ja e 'dogji' Xhavit Halitin, ai e akuzoi për pisllëqe...

Nga: H.O. Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:46
Xhavit Haliti

Publicisti dhe analisti politik, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar listat zgjedhore të partive politike. Ai ka kritikuar partitë politike duke thënë se nuk iu japin hapësirë njerëzve të rinj të aderuar.

Ai thotë poashtu se edhe ndodhë në parti politike që shefat e tyre të ju japin mandate të aderuarve duke huazuar vota nga kandidatët e tjerë.

“Ka raste kur shefat e partisë duan t`i japin mandat deputeti një rishtari të "parashutuar", aderuar. Dhe, huazojnë vota nga kandidatë të tjerë, qofshin edhe shokë të tyre! Citojmë kandidatë të djegur: Xhavit Haliti nga PDK-ja dhe Ali Berisha nga AAK-ja, të cilët kanë akuzuar partitë e tyre, për "marifete", pisllëqe të tilla”, vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë tutje se kjo nuk ndodhë të LDK-ja. Sipas tij, aty nuk ka shumë aderime dhe nuk ju ipet hapësirë intelektualëve dh specialistëve.

“Ndryshe ndodhë ke LDK-ja. Ajo nuk njihet shumë për aderime. Bilëz, edhe intelektualët specialistë i anashkalon, duke mos praktikuar konkurrencën zgjedhore, brenda-partiake. Dhe, kur i liston kandidatë për deputetë, janë të njohur për botën akademike, por, jo edhe për opinionin, elektoratin, të cilët zotërojnë shumësinë e votave. Rasti konkret nga LDK-ja: Profesor Xhavit Rexhaj, një intelektual i kompletuar, një specialist i shkëlqyer në sferën arsimore, nuk arriti të bëhet deputet, sepse militantët e partisë, hiç profesionalë, kishin pushtuar dikasteret drejtuese kudo”, vlerëson Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat