Dastid Pallaska përqesh sondazhet zgjedhore

Aktuale

Dastid Pallaska përqesh sondazhet zgjedhore

Nga: A.Morina Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:09
Dastid Pallaska

Tani që jemi afër zgjedhjeve parlamentare, sondazhe nga kompani të ndryshme po qarkullojnë lidhur se cila parti politike do të i fitojë këto zgjedhje.

Juristi Dastid Pallaska, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përqeshur kompanitë dhe mediat të cilat po i bëjnë këto sondazhe.

"Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.

Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm - frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri. Një profeci tipike vetëpërmbushëse!", shkroi Pallaska, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale.

Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.

Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm - frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri. Një profeci tipike vetëpërmbushëse!

Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila - për arsyet më sipër - ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.

Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e donosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.

Kosova është e vogël. Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat