Kurteshi fajëson Dakën për rastin e deputetit Arifi

Aktuale

Kurteshi fajëson Dakën për rastin e deputetit Arifi

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:49
Sami Kurteshi

Sami Kurteshi ka fajësuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, edhe për rastin e deputetit Etem Arifi.

Vota e tij u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, e me këtë ra edhe Qeveria Hoti.

Sipas Kurteshit, Daka ishte anëtare e trupit gjykues në rastin e Arifit, kurse në rastin tjetër kryetare e trupit gjykues. Sipas tij, Daka është dashur të dijë rastin e Arifit dhe të mos e certifikojë, “për fajin” e të cilit ra qeveria.

“Cili është veprimi i zonjës Daka? Ajo ka bërë lëshime të hatashme, edhe më 2019 edhe më 2017. Zonja Daka për të mbuluar fajin e vetë, të cilin e ka nxjerr sheshazi Gjykata Kushtetuese në vendimin e vet që thotë se institucionet e Republikës nuk e kanë një komunikim të mirëfilltë dhe të rregullt në lidhje me këto vepra. Pse po e them, kjo ka të bëjë me rastin e Etem Arifit dhe kërkesa e VV-së ka qenë se a është mandati i tij i rregullt apo jo. GJK-ja ka kërkuar saktësim të kërkesës. Tash a ka dal GJK-ja jashtë kësaj, le ta gjykojnë të tjerët, por ajo në asnjë moment nuk e ndalon kandidimin e këtyre njerëzve. Në atë vendim, GJK-ja thotë se institucionet kompetente nuk kanë pasur komunikiim të rregullt. Ajo që është më paradoksale është kjo: në dy rastet, kryetare e trupit gjykues që e ka gjykuar Etem Arifin ka qenë zonja Daka”, ka thënë Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat