Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:07
Albin Kurti

Federata Skitare e Kosovës organizkon gërën “Kupa Memoriale Hajrush Demaj” për kategoritë e reja.(Bogë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), mban konferencë për medie, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. ( Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi”- Prishtinë, ora 11:00)

Sindikata e Sektorit Privat mban konferencë për medie. ( Zyrat e Sindikatës, ora 11:00)

Kryetari i shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj mban konferencë për medie. ( Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar – Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel – Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj viziton qytetin e Podujevës.

Agjenda:

14:50- Nisja për qytet - ndalesa tek pranvera 99, ecje deri në shesh.

15:00- Vendosja e kurorave tek shtatorja e Heronjve (Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullaku)

15:10- Vendosja e kurorës tek shtatorja e Ali Ajetit

15:30- Vizitë Fabrikës së tullave

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat