Nitaj: Për AAK-në, Ramush Haradinaj është i duhuri për president

Aktuale

Nitaj: Për AAK-në, Ramush Haradinaj është i duhuri për president

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:10
Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ky subjekt politik akoma nuk e kanë vendosur se si do të veprojnë pas vendimit të fundit të KQZ-së, për moscertifikimin e listës së kandidatëve për deputet të këtij subjekti.

“Ne kemi ndërtuar një klimë dhe kulturës politike në respektim të vendimeve që vijnë nga Gjykata Kushtetuese. Nëse janë pranuar një vendim për rrëzimin e një qeverie dhe një vendim shumë problematik për marrjen e mandatit të 119 deputetëve që kanë marrë votën e elektoratit, dhe tani kanë një vlerësim tjetër për këtë vendim ku atakohen persona të caktuar, unë mendoj që duhet pasë parasysh se nuk duhet hapen beteja politike për certifikim. Në këtë vendim nuk ka faj asnjë parti politike, ka faj vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

“Lista e AAK-së nuk është certifikuar si pasojë e tre kandidatëve të cilët kishin vepra penale”.

“Ne akoma nuk e kemi vendimin në kryesinë e partisë, sa e di ende nuk ka vendim zyrtar nga KQZ-ja për moscertifikim të listës”.

“Sapo kam folur me anëtarin tonë në KQZ ka thënë se janë në pritje të vendimit të KQZ-së. Ne do të takohemi në subjektin tonë dhe do të vendosim nëse do ta ankimojmë vendimin e KQZ-së apo do t’i zëvendësojmë emrat e kandidatëve për deputet brenda listës”, ka thënë Nitaj

Nitaj në Edicionin e Analizës ka deklaruar se sipas këtij subjekti politik Ramush Haradinaj është personi i vetëm për president, i cili mund të mbroj interesat e Kosovës.

“Sa do që na duket neve që kem mbërri, projekti i Kosovës akoma nuk ka marrë fund, pasi nuk është përfunduar një proces i vështirë që na pret dhe është procesi i përfundimit të negociatave me Serbinë. Kosova duhet ta ketë një njëri jo vetëm të vendosur por edhe për të mbrojtur interesat e vendit e në këtë rast për ne ky njeri është Ramush Haradinaj”, ka thënë Nitaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat