Kurteshi: Daka dhe përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së kërcënuan hapur Buleshkajn

Aktuale

Kurteshi: Daka dhe përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së kërcënuan hapur Buleshkajn

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:56
Sami Kurteshi

Përfaqësuesi i VV-në në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, thotë se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së, kërcënuan hapur shefin e Zyrës për Certifikim të partive, Yll Buleshkaj.

Buleshkaj, si përfaqësues i Zyrës për Certifikim, sot rekomandoi që listat të votohen në pako, e jo veç e veç. Kjo nxiti reagime te partitë, si PDK e LDK.

Kurteshi në një intervistë tha se Daka me përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së krijuan një koalicion. Ai e ka akuzuar Dakën që asnjëherë nuk ka qenë e paanshme, e që ia parasheh posti që mban.

“Kjo ka qenë e pritur, reagimet e zonjës Daka, përfaqësuesit të LDK-së e sidomos PDK-së, ishin shumë skandaloze. Këta tre së bashku, Daka me fjalë pak më të zgjedhura, në të vërtetë e kërcënuan zotin Buleshkaj. Ishte kërcënim i hapur, ky koalicion doli i shpërfaqur. Daka kurrë s’ka qenë e paanshme, por sonte tregoi hapur se cilën anë e mban. Qëndrimi i saj nuk është i rastësishëm, kemi pa qëndrimin e saj dhe veprimet e saj. Kjo sonte është maja e Ajsberut”, ka thënë Kurteshi.

Sot gjatë ditës, listat e VV-së, AAK-së dhe Nismës nuk u certifikuan, pasi me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, kandidatët që janë të dënuar për vepra të ndryshme në tri vitet e fundit, nuk mund të garojnë për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat