Nushi i PSD-së: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në nëndegë të Kurtit

Aktuale

Nushi i PSD-së: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në nëndegë të Kurtit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:10
Nol Nushi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka folur rreth adresimit të ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanit, rreth moscerfitikimit të disa subjekteve politike nga KQZ’ja.

Nushi ka shkruar në Facebook se është hera e parë që një Presidente në detyrë është në të njëjtën kohë edhe në garë zgjedhore.

Nushi thotë se Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të Albin Kurtit.  

“Zevendesimi i kapjes. Ajo cka ka bere u.d. e Presidentes Vjosa Osmani dje, eshte njemend ndryshim. Por vec ndryshim i keqperdorimit te institucionit. Nga ndryshuar personi dhe diskursi, por institucioni ka ngelur i kapur. Eshte hera e pare qe nje presidente ne detyre, njekohesisht eshte edhe ne gare zgjedhore. Rrjedhimisht, Vjosa e ka shnderruar zyren e presidences ne nje nendege te z.Kulti”, ka shkruar Nushi.

Nushi thotë se Osmani nga ajo zyrë është përkujdesur ta rivërtetojë nënshtrimin ndaj liderit, duke akuzuar dhe kërcënuar KQZ’në për anshmëri, derisa vetë është e anshme.

“Nga kjo zyre dje, u perkujdes ta rivertetoje nenshtrimin ndaj liderit. Ne menyre te paprecedente akuzoi dhe kercenoi nje institucion te pavarur per anshmeri, perderisa Vjosa vet eshte e anshme. Kemi pare se si Vjosa, si “feministe” e vetedeklaruar nuk e çeli gojen kur u linqua drejtuesja e KQZ”, ka shkruar Nushi.

Ai thotë se Osmani po përdorë taktikën e ish-Presidentit Hashim Thaçi, duke dalë me video-mesazhe në mënyrë që t’u shmanget pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi pare sesi Vjosa po u adresohet qytetareve me videokonferenca, taktike kjo e liderit te saj te ri. Keshtu po i pamundeson pyetjet e gazetareve. Taktike kjo e Presidentit Thaçi. Kemi pare qe ne zyren ku priten delegacione te nivelit te larte, Vjosa priti edhe asambleiste te Ferizajit per ti aderuar ne “partine” e saj”, ka shkruar Nushi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat