Ferati: LDK-ja do ta mbrojë këtë shtet, me çdo forcë, kundër çdokujt

Aktuale

Ferati: LDK-ja do ta mbrojë këtë shtet, me çdo forcë, kundër çdokujt

Nga: G.B Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:46
Ilir Ferati

Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka thënë se LDK e ka ideuar dhe formuar shtetin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shteti i Kosovës rrjedhë nga vizioni i popullit, i mishëruar me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në, përcjell Bota sot.

Andaj, ai ka thënë se LDK-ja do e mbrojë këtë shtet: me çdo forcë, kundër çdokujt  - përgjithmonë.

Postimi i tij i plotë:

Për shtetin, shtet. Shteti i Kosovës rrjedhë nga vizioni i popullit, i mishëruar me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në. LDK-ja e ka ideuar këtë shtet, LDK-ja e ka krijuar këtë shtet, prandaj LDK-ja do e mbrojë këtë shtet: me çdo forcë, kundër çdokujt  - përgjithmonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat