PSD e shpall presidencën nëndegë të Vetëvendosjes

Aktuale

PSD e shpall presidencën nëndegë të Vetëvendosjes

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:29
Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot një aktivitet para presidencës.

Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot një aktivitet para presidencës.

Para mediave ka folur Nol Nushi nga ky subjekt.

Nushi ka thënë se Osmani i ka kthyer veturat e presidencës në vetura të partisë.

“Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë, ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument për këtë. Osmani është përshtatur me mendësinë totalitare të Kurtit, po përdor metoda të shantazhit e kërcënimit”, shtoi Nushi.

E pikërisht para presidencës PSD ka vendosur një baner ku shkruhet “Lëvizja Vetëvendosje – Nëndega presidencë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat