Albin Kurti na prezanton aderimin e ri në LVV

Aktuale

Albin Kurti na prezanton aderimin e ri në LVV

Nga: N.Sh Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:38
Albin Kurti, Fitim Haziri dhe Hajriz Berisha

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar një aderim të ri që është bërë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar Hajriz Berishën nga Besiana.

Për të, Kurti shprehet se është në prag të doktorimit në fushën e shkencave në Loránd University në Budapest të Hungarisë.

Sipas Kurtit, ai është ekspert në shkencat mjedisore, me fokus studimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore.

Postimi i plotë:

Hajriz Berisha është në prag të doktorimit në fushën e shkencave të ambientit në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë. Ai me prejardhje është nga fshati Buricë i Besianës. Studimet e nivelit bachelor, në drejtimin e ekologjisë dhe mbrojtjes së ambientit, dhe ato master, në drejtimin e biologjisë, i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Hajrizi është ekspert në shkencat mjedisore, me fokus studimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore. Hulumtimi i tij qendror i studimeve të doktoraturës për të cilën ka mbetur vetëm edhe temën ta mbrojë, ka të bëjë me përshtatjen dhe sjelljen e krustaceve të ujërave të ëmbla, si rezultat i ndryshimit të kushteve mjedisore.

Hajrizi erdhi bashkë me deputetin e ardhshëm Fitim Hazirin, e së bashku edhe me shumë profesionistë të tjerë, ne do ta bëjmë ndryshimin e do të sigurohemi se ky ai do të jetë ndryshim për të mirë e i qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat