Selimi tregon pse AAK-ja ka zgjedh sloganin “Forca e Kosovës”

Aktuale

Selimi tregon pse AAK-ja ka zgjedh sloganin “Forca e Kosovës”

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:20
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, njëherësh kandidat për deputet Selim Selimi, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme në vend si dhe përgatitjes së Aleancës për këto zgjedhje.

Ai tha se Aleanca në këto zgjedhje është më e sigurt se kurrë në fitore, pasi dëshmi të punës e kanë punët që i kanë bërë.

‘Këtë herë jemi më të sigurt dhe konfident se kemi një dëshmi të punëve që i kemi bërë, e kemi edhe një ofertë që është ofertë e arritshme të implementohet. Kjo ofertë gjithashtu e ka noterizimin e punëve të më hershme që ne i kemi bërë, kështu që ne jemi çelësi i qeverisë së ardhshme’, tha Selimi.

‘Në teren, shihet një mobleizim më i madh, këto takimet e vogëla po e bëjnë pronar qytetarin dhe po ka më shumë mundësi për interaktivitet dhe kjo po na jep me besu për shtrirjen që e kemi’, shtoi ai.

Më tej Selimi shpjegoi se përse AAK e ka lënë slloganin Forca e Kosovës.

‘Forca e Kosovës, e kemi zgjedh të kemi këtë slogan se na është dashur një forcë që të krijojmë ushtrinë, na u ka dashtë një forcë  për Trepçën, na u ka dashtë një forcë për ta bërë pavarësimin energjetik, na u ka dashtë një forcë që me e mbrojtë Kosovën të mos ndahet, mos me marrin territor të tjerët.

Ndërsa, tash na duhet një forcë që e bënë shpëtimin ekonomik, na duhet një forcë e cila i ruan kufijtë e Kosovës,  na duhet një forcë që i përshpejton integrimin evropian dhe na duhet një forcë që zotohet se nëse nuk arrihen këto do ta pyesim popullin për referendum për bashkim me Shqipërinë. Kjo forcë shprehet përmes ofertës Ramushi për president’, tregoi Selimi.

Ndërsa më tej ai tregoi se ai dhe AAK-ja ndjehen krenar që kanë kontribuar, në ndihmën e veteranëve, viktimave të luftës si dhe familjeve të të pagjeturëve që ju kanë bërë të mundshme të marrin një pension.

‘Për secilin prej tyre që marrim penzion jemi krenar, për secilin prej tyre që u kemi nda rrogë, jemi krenar për çdo viktimë, çdo familje të viktimave të luftës, çdo familje të të pagjeturve, çdo grua e viktimë’, tha ndër të tjera Selimi në Kanal 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat