Fushata e odave, vendi ku po mblidhen burrat e politikës

Aktuale

Fushata e odave, vendi ku po mblidhen burrat e politikës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:21
Fushata

Pandemia ua ka pamundësuar partive politike që tubimet elektorale t’i realizojnë në hapësira të mëdha, por tubimet e palestrave janë zëvendësuar me takime në oda ku pjesëmarrës janë vetëm burrat. Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e shoqatave që mbrojnë të drejtat e grave.

Odave anë e mbanë Kosovës iu është rikthyer rëndësia. Partitë politike të shtyra edhe nga pandemia kanë filluar që këto shtëpi tradicionale t’i mbushin me përkrahës të tyre.

Por mungesa e grave i ka penguar Liridona Sijarinës nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

“Edhe kësaj radhe politika po bëhet në oda, vende ku historikisht kanë qenë diskriminuese për gratë. Kjo është një mesazh që politika ende nuk është mikpritëse për gratë”, deklaroi Liridona Sijarina.

Ndërsa Leonida Molliqaj nga QIKA këtë fakt e konsideron kthim mbrapa në raport me të drejtat e grave.

“Ne këtë gjë e konsiderojmë kthim mbrapa në raport me të drejtat e grave. Për ne është shqetësuese se si në fushatën e vitit 2021 ne jemi adaptuar duke parë oda të stërmbushura me burra, e gratë nuk shihen fare aty”.

Molliqaj thotë se gjatë monitorimit që po ua bëjnë fushatave kanë vërejtur shkelje të barazisë gjinore.

“Ligji për barazinë gjinore parasheh përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet shtetërore, derisa ky ligj është shkelë nga të gjitha subjektet politike”.

Në këto tubime që po konsiderohen të burrave janë parë edhe gjuajtje me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat