Përplasje mes Bunjaku-Rexhepit dhe Pecit: Nuk është mirë me pa vetëm zi e terr

Aktuale

Përplasje mes Bunjaku-Rexhepit dhe Pecit: Nuk është mirë me pa vetëm zi e terr

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:22
Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Faton Peci

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është përplasur me kandidatin për deputet nga lista e Vjosa Osmanit, të cilët janë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar Pecin se po i bën avokatin Albin Kurtit, ndërsa i ka kujtuar arsyen pse LDK-ja ishte larguar nga koalicioni me VV-në.

“LDK-ja ka vendosur të largohet nga koalicioni me VV-në në momentin që nga Kurti janë prishur ose dëmtuar raportet me SHBA-të.

LDK-ja që nga themelimi i saj ka pasur raporte të mira me Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera mike të Kosovës. Andaj, nuk është mirë me pa vetëm zi dhe terr në këtë Kosovë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat