Haki Abazi e padit Berat Buzhalën, kjo është arsyeja

Aktuale

Haki Abazi e padit Berat Buzhalën, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:09
Haki Abazi dhe Berat Buzhala

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka paditur Berat Buzhalën, shkruan "Bota sot".

Lajmin e ka bërë të ditur Abazi, duke thënë se padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Abazi në postimin e tij në Facebook, ka treguar arsyen se pse ka paditur Buzhalën.

“Padia është ngritur pas kalimit të gjitha procedurave të parapara në rastet e shkeljeve të ligjit dhe kodit të etikës nga ana e tyre”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe qytetar,

Sot, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kam dorëzuar padinë kundër Televizionit T7 dhe drejtorit të T7 Berat Buzhala për shpifje, fyerje dhe krijim të lajmeve të pavërteta në vazhdimësi dhe specifikisht për emisionin ‘Pressing’ të datës 29 dhjetor 2020. 

Padia është ngritur pas kalimit të gjitha procedurave të parapara në rastet e shkeljeve të ligjit dhe kodit të etikës nga ana e tyre.

Tani në gjykatë mbetet të paraqiten faktet e akuzave dhe shpifjeve të T7 dhe arsyetimit të qëllimit të denigrimit të emrit dhe personalitetit.

Përkushtimi për transparencë dhe funksionim të ligjit që duhet të vendos drejtësi, është i palëkundur dhe do të mbetet qëllim kryesor edhe në punën time si qytetar por edhe si përfaqësues i votës tuaj në institucionet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat