Zafir Berisha i kundërpërgjigjet Sokol Bashotës, e quan Hoxhajn azilant

Aktuale

Zafir Berisha i kundërpërgjigjet Sokol Bashotës, e quan Hoxhajn azilant

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:32
Zafir Berisha

Anëtari i PDK’së, Sokol Bashota,  dje përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka komentuar deklaratat e kreut të Nismas, Fatmir Limajt duke thënë se deklaratat e tij janë të turpshme. Bashota tha se Limaj nuk mundet me qenë me çlirimtarët dhe ta fyej PDK’në.

Ndaj këtyre deklaratave të Bashotës, ka reaguar sot Zafir Berisha i Nismas. Ai tha se rreshtimi i tij dhe i disa anëtarëve të tjerë të PDK’së, pas Enever Hoxhajt është hipokrizi.

Madje Berisha, Hoxhajn e konsideroi edhe azilant.

“Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!! Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!!

Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi.

Kur ne së bashku me Sokolin dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së luftonim për liri a vdekje dhe Fatmir Limaj me bashkëlufëtetar mbronin 85,000 qytetar në Malet e Berishës nga gjenogjidi serbo-sllavë që ndodhte kudo nëper Kosovë, shefi i ri i Sokolit bënte “sehir” nga Austria ku shkollohej me bursa të dyshimta dhe bënte thirrje në mediat austriake me aktivistët serb për ndaljen e sulmeve të Nato-s kundër Serbis…!

#MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare të cilat po nëpërkëmben në emër të “rimbëkëmje” dhe qëllimisht po lihen në rend të dytë.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat