Muhamet Hamiti: Kjo është propagandë, Kurti e ka shkelur ligjin

Aktuale

Muhamet Hamiti: Kjo është propagandë, Kurti e ka shkelur ligjin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 21:38
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. Sipas vendimit Albin Kurti, Albulena Haxhiut dhe Bajram Mavriqi nuk mund të kandidojnë për deputetë.

Hamiti ka komentuar të gjitha ata që po thonë se me këtë vendim po tentohet që Albin Kurtit t’i pamundësohet kandidimi.

“Është propagandë e pastër zgjedhore sepse bëhet fjalë për ligjin dhe zbatimin e tij”, thotë Hamiti.

“Ka rënë një qeveri, është shpërndarë një Kuvend për shkak se me kërkesë shprehimore të VV’së është vendosur pastaj me aktgjykim të Kushtetueses se një njeri që ka një vendim të formës së prerë, precedent penal në tre vitet e fundit nuk mund të zgjidhet deputet. Ai ishte zgjedhur dhe kishte kaluar të gjitha instancat”, theksoi Hamiti.

“Sot Gjykata Supreme në njëfarë mënyre ka përmirësuar gabimin e vetë. Bëhet fjalë për ligjet dhe ligji është mbi të gjithë’, theksoi Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat