AAK-ja prish koalicionin me LDK-në në Viti

Aktuale

AAK-ja prish koalicionin me LDK-në në Viti

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë ndarë rrugët në Viti.

Ende pa i bërë dy vite bashkëqeverisje në komunën e Vitisë, AAK-ja ka prishur marrëveshjen e bashkëpunimit, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin e ka vërë të ditur kryetari I AAK-së në këtë komunë, Faruk Nura, i cili tha për ‘Plus Tv’ se pas një takimi me kryesinë e degës kanë vendosur të dalin nga ko9laiiconi me LDK-në.

“Sot pas një takimi me kryesinë kemi vendosur ta prishim koalicionin me LDK-në, pasi kryetari Sokol Haliti nuk i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes që kemi pasur, ne jemi larguar nga bashkëqeverisja”, tha ai,

AAK dhe LDK patën nënshkruar marrëveshjen për koalicion në komunën e Vitisë me të cilën AAK do të udhëhiqte me drejtorinë e Shëndetësisë në këtë komunë.

Marrëveshja ishte arritur më 23 qershor të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat