Hoxhaj: Kosova është e fortë, kur PDK-ja është e fortë

Aktuale

Hoxhaj: Kosova është e fortë, kur PDK-ja është e fortë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:30
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Podujevës.

Sipas tij, si parti e dalë nga lufta mbrojtëse çlirimtare, PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit dhe jo e degradimit.

“Mikpritje e përzemërt sonte në Podujevë. Rimëkëmbja po rritet çdo ditë dhe kudo në Kosovë. I lumtur me përkrahjen e të gjitha gjeneratave dhe profesionistëve, që janë rreshtuar me vizionin e PDK-së për shtet që u shërben të gjithëve”.

“Si parti e dalë nga lufta mbrojtëse çlirimtare, PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit dhe jo e degradimit. Kosova është e fortë, kur PDK-ja është e fortë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat