Faton Abdullahu i PDK-së e lidh vizitën e Kurtit e Osmanit me kapjen e shtetit

Aktuale

Faton Abdullahu i PDK-së e lidh vizitën e Kurtit e Osmanit me kapjen e shtetit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:00
Faton Abdullahu

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Faton Abdullahu ka kritikuar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin që shkuan në veri.

Ai u shprehë se Kurti bashkë Osmanin po dëshirojnë ta kapin shtetin.

Postimi i plotë:

Aventura në veri – rreziku që po na pret gjithkund në Kosovë

1) Presidentja (ud), e përzgjedh kryetarin e një partie, në këtë rast z. Kurti, për ta vizitu veriun e vendit. Pse ? Që të fitoj poena politik në prag të zgjedhjeve.

2) Nëse nuk kanë shku për fushatë në prag të zgjedhjeve pse kanë shku pra? A do të zbulohet më vonë, apo do ta mbajnë msheftësi ? Apo thjeshtë është një budallaki politike e radhës.

3) A po i ndihmon Osmani Kurtit VV-së që ta mbaj vijën e përzgjedhur – të mos bëj fushatë sepse është e para – e në anën tjetër me këtë aventurë të bëjë bujë për ta eklipsuar fushatën e të tjerëve.

4) Për këtë fushatë, për këtë qëllim Presidentja (ud) për vete dhe për Kurtin e përdorë policinë e Kosovës të cilën e vë në rrezik ne emër të interesave partiake. Marre.

5) Kryetari i VV-së që ka bo hygjym me ç’kap shtetin do me kap bashkë me Presidenten (ud) veriun e vendit që mandej me çkap – kanë harru që atje bukës i thojnë ‘hleb’

6) Ja kanë mësy këta të dy të frustëruar politikisht me vizitu veriun gjithonë problematik, pa kurfarë qëllimi,synimi apo strategjie dhe më e rëndësishmja, pa ma të voglin koordinim me SHBA-t, apo me Brukselin.

7) Për aq sa lexohet dhe kuptohet drejtë kjo tërpi politike e Kurtit dhe Osmanit për aq do të rrjedhin votat gjetiu e jo për këtë tandem të dalldisur politik.

8. Tërpia për të përfitu simpati e vota elektorale në këtë fushatë Znj Osmani dhe Z Kurti i shtyri ta harrojnë atë që bëjnë serbët zakonisht suksesshëm duke u viktimizuar para Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat