Anëtari i VV-së: Ky është sondazhi i porositur nga LDK-ja, por që po e mbajnë të fshehur 

Aktuale

Anëtari i VV-së: Ky është sondazhi i porositur nga LDK-ja, por që po e mbajnë të fshehur 

Nga: D.RR Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Anëtari i VV-së, Giza Sveçla, ka shkruar në Facebook se një sondazh i porositur nga vet LDK-ja, nuk po publikohet dhe po tentohet të mbahet fshehtë nga ata. 

Sveçla thotë se për sondazhin, janë njoftuar edhe krerët e LDK-së. 

Ky sondazh sipas tij ka dalë me LVV 51.5%, LDK 17.2%, PDK 16.5%, AAK 7% dhe Nisma 2.1%. 

Ai thotë se ky sondazh është bërë pa diasporën. 

Postimi i tij i plotë: 

Një sondazh i porositur nga LDK-ja, me të cilin janë njoftuar krerët e saj, dhe po tentohet të mbahet në fshehtësi, thotë:

LVV 51.5% - LDK 17.2% - PDK 16.5 %

AAK 7.0 % - NISMA 2.1% ( pa mërgatën).

Për dy gjëra nuk ju besoj këtyre shifrave:

1) VETËVENDOSJE!, pa pikë dyshimi, është më shumë se 51.5% dhe

2) Rënja e LDK-së vazhdon dhe nuk ndalet te 17 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat