Këta janë numrat e të gjitha partive në zgjedhjet e 14 shkurtit (Lista)

Aktuale

Këta janë numrat e të gjitha partive në zgjedhjet e 14 shkurtit (Lista)

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

(E plotësuar 10:40) - Përfaqësues të subjekteve politike në vend që pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme, përmes një konference të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kanë bërë sot tërheqjen e shortit lidhur me renditjen e partive politike në listat e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje më 14 shkurt do të garojë me numrin rendor 127.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) në fletëvotim do ta ketë numrin 132.

Lista Serbe garon me numrin rendor 119, kurse Nisma për Kosovën garon me numrin 121.

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AALK) kanë tërhequr numrin 135.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka tërhequr numrin 134 për garën e zgjedhjeve të parakohshme.

Kurse, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës garon me numrin 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me numrin 123, Lëvizja për Bashkëveprim garon me numrin 116 në fletëvotim.

Koalicioni VAKAT është renditur me numrin 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës 127, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130.

Gjatë konferencës kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se institucioni që ajo drejton do të sigurojë një proces zgjedhor sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi.

“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.

Sipas saj, partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë mbi vete përgjegjësi lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u bëri thirrje që të respektojnë ligjin.

Image

 

PDK me numër 134

Është duke u tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Bazuar në tërheqjen, PDK do të ketë numrin 134  me të cilin do të garojë në zgjedhje.

Kandidati i PDK-së, për kryeministër është Enver Hoxhaj.

Kujtojmë se dje ka përfunduar verifikimi i aplikimeve nga diaspora.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt (nesër) pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetëvendosje me numër 127

 Është duke u tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Bazuar në tërheqjen, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 127  të cilin do të garojë në zgjedhje.

Nga Lëvizja Vetëvendosje garojnë 107 deputet zyrtarisht pasi tre nga ta nuk janë certifikuar nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme.

Në këto zgjedhje nuk mund të garojë për deputet as Albin Kurti.

Kujtojmë se dje ka përfunduar verifikimi i aplikimeve nga diaspora.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt (nesër) pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

LDK-ja me numër 132

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë thirrje që të respektohet ligji në mënyrë që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratike.

Ajo tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Me këtë rast nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë tërhequr shortin dhe numri i tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit është 132.

AAK me numër 135

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

KQZ, përmes një konference për media ka zbuluar numrin që do e bartë secili subjek politik.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen pas dy javësh do të ketë numrin 135.

Tërheqja e numrave po vazhdon.

Nisma me numër 121

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

KQZ, përmes një konference për media ka zbuluar numrin që do e bartë secili subjekt politik.

NismaSocialDemokrate, në zgjedhjet që do mbahen pas dy javësh do të ketë numrin 121.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit po vazhdon.

Lista serbe në zgjedhje do ta ketë numrin 119

Është duke u tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Bazuar në tërheqjen, Lista Serbe do të ketë numrin 119  me të cilin do të garojë në zgjedhje.

Kujtojmë se dje ka përfunduar verifikimi i aplikimeve nga diaspora.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt (nesër) pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fjala në zgjedhje do ta ketë numrin 138

Është duke u tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Bazuar në tërheqjen, Fjala do të ketë numrin  138 me të cilin do të garojë në zgjedhje.

Kujtojmë se dje ka përfunduar verifikimi i aplikimeve nga diaspora.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt (nesër) pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një njoftimi për medie.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat