Çfarë e çoi në vetëvrasje policin Reshat Hoda?

Aktuale

Çfarë e çoi në vetëvrasje policin Reshat Hoda?

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:51
Reshat Hoda

Ishte nisur si zakonisht në punë nga Koretini i Komunës së Kamenicës  para orës 15.00 për në Stacionin Policor në Ranillugë, por pasditja ishte fatale për policin Reshat Hoda, i lindur më 1 dhjetor të vitit 1968.

Duke qenë i vetmuar në stacion pak minuta para se të kryente aktin e vetëvrasjes, në kamerat e stacionit shihet kjart sesi  ai ishte i shqetësuar para se të kryente aktin duke u shetitur para derës së staciuonit.

Derisa në orën 18.56 shihet sesi nxjerr armën zyrtare duke goditur vetën në kokë me një plumb, mëson media nga organet e ndjekjes dhe hetuesië.

Derisa posa rreht orës 21.00 janë kthyer policët nga terreni e kanë parë kolegun e tyre të vrarë para stacionit dhe kanë lajmruar institucionet përkatëse.

Në bazë të pamjeve nga kamerat e sigurisë del se zyrtari policor ka kryer vetëvrasje e cila është konfirmuar edh enga policia e prokuroria, por që akoma nuk dihen saktë motivet që quan deri tek kjo vetëvrasje.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit i cili po merret me hetimin e këtij rasti Arben Kadriu, tha për syrin se në hyrje të Stacionit Policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ai tregoi se ka marr udhër që trupi i të ndjerit të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i këtij rasti Arben Ismajli, tha se akoma nuk dihet motivet që quan tek vetëvrasja, derisa në bazë të kamerave del se ai ështeë vetëvrarë dhe nuk ka dyshimet tjera.

Nga ana tjetë toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit, tregoi  se se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56  se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me  armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. 
Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion.

Toger Ismet Hashani, tha se ende nuk është zbarhdur motivi i vetëvrasjes, derisa i ndjeri nuk ka pasur  ndonjë  problem apo rast të lajmëruar më parë.

Policia e Kosovës në raportin e saj tha se në Ranillug më 31.01.2021 në orën 18:56, është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura  me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës.  Arma zyrtare  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat