Turqia kundër Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Aktuale

Turqia kundër Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Nga: H.O. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:56
Hami Aksoy

“Turqia: Ambasada e Kosovës shkel rezolutat e Kombet të Bashkuara”, shkruajnë mediat turke sot duke iu referuar hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Turqia të martën kritikoi angazhimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem, duke thënë se ajo shkel rezolutat e KB dhe të drejtën ndërkombëtare.

"Angazhimi i Kosovës në fjalë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht rezolutat e KB të miratuara mbi këtë çështje," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy në një deklaratë me shkrim.

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht krijuan marrëdhënie diplomatike me një marrëveshje të nënshkruar të hënën.

Ministri i Jashtëm izraelit Gabriel Ashkenazi tha se ai miratoi "kërkesën zyrtare të Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem".

Aksoy shtoi se hapi i ndërmarrë nga Kosova nuk do t'i shërbente çështjes palestineze dhe do të dëmtojë vizionin e zgjidhjes së dy shteteve.

Kur të ndodhë, Kosova do të jetë vendi i tretë që hap një ambasadë në Jeruzalem pas SH.B.A.-së dhe Guatemalës.

Vendosja e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Izraelit u parapri nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve të arritura muajt e fundit midis shtetit hebre dhe katër vendeve arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani dhe Maroku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat