“Të gjallë duan ta hanë Albin Kurtin”, profesori ngre alarmin: Të gjithë kundër Vetëvendosjes

Aktuale

“Të gjallë duan ta hanë Albin Kurtin”, profesori ngre alarmin: Të gjithë kundër Vetëvendosjes

Nga: N. H Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Albin Kurti

Albin Kurti, ka vizituar pasditen e djeshme komunën e Skenderajt, por është sulmuar me gurë dhe vezë.

Gjatë vizitës, një numër qytetarësh kanë brohitur ish-emrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kanë sulmuar Kurtin. Është dashur ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës, për t’i mundësuar Kurtit të zhvillojë tubimin me qytetarët.

Lidhur më këtë, një koment e ka bërë edhe profesori Sulejman Mehazi.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se një urrejtje të madhe, sikurse kjo ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, nuk ka parë asnjëherë.

Madje, Mehazi thekson se të gjithë janë kthyer kundër Vetëvendosjes, ndërsa Kurtin po duan ta hanë të gjallë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Sulejman Mehazi

Për besë, nuk kemi parë kështu urrejtje të madhe të politikanëve shqiptarë ndaj Albinit, si në Kosovë, po edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, të gjithë janë kundër LVV-së, të gjallë duan ta hanë kryetarin e LVV-së...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat