Geci: Vetëvendosje bën gjithçka për një grusht votash

Aktuale

Geci: Vetëvendosje bën gjithçka për një grusht votash

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:38
Gani Geci

Gani Geci nga LDK ka thënë se ajo që ka ngjarë dje në Skënderaj derisa në vizitë po qëndronte Albin Kurti është gjë e shëmtuar.

Por sipas tij as Kurti nuk do të duhej që atje të shkonte me forca të shtuara policore.

“Shkollën e PDK-së e ka marr Vetëvendosje. Linçon, fyen institucionet, Kushtetutën…. Ajo që ka ndodhur është shëmti dhe nuk do të duhej të ndodhte në Kosovë. Vetëvendosje për një grush vota gjithçka bën”, është shprehur Geci

“Tash kanë çuar kry më të vegjlit e VV-së. Janë pjell e PDK-së. LDK është shkollë politikë. Rugovizmi që themi të kultivohet na mëson që ta duam tjetrin”.

Geci për të përshkruar raportet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, ka përmendur një thënie nga koha e komunizmit.

“Enver Hoxha – Mao Ce Duni janë si buka prej një brumi. Vetëvendosje dhe PDK janë si buka prej një brumi dhe kanë problem mes vete. Problemet me Hoxhën dhe Maon i kemi nga lufta dhe LDK i ka kaluar me viktima”.

“Tensionet po i ngritin të majtit e ricikluar që janë PDK dhe të majtit fillestar që janë VV. Incidenti ka ndodhur mes tyre dhe ata jep të kuptosh se kanë qenë bashkë kundër nesh. Kur LVV nuk mundi të bëjë marrëveshje me partitë shqiptare, tash po thonë: hajdeni krejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat