Albin Kurti u përcoll nën masa sigurie gjatë ecjes në sheshin kryesor të Skënderajt mbrëmjen e së hënës.
Kjo pasi gjatë kalimit të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër hasi në një grup qytetarësh që nuk e donin atë në Drenicë. Të njëjtit gjuajtën me vezë në drejtim të tij.
Disa qytetarë thonë se situata e tillë nuk do të duhej të ndodhte. Por, ka që e shohin provokim prezencën e shtuar të policisë. Të tjerë thonë se asnjë politikan nuk duhet ndjerë i rrezikuar në Skënderaj.
Pas kësaj ngjarje, Kurti u prit ngrohtë në fshatin Polac në odën e familjes Koci. Aty premtoi vende pune për të rinjtë, kategori që në këtë fshat janë duke ikur jashtë vendit.
Për ngjarjen e përfolur ende nuk është dhënë ndonjë version nëse partia e ka ftuar policinë ta mbrojë Albin Kurtin, apo forcat e rendit e kanë parë vetë të arsyeshme një gjë të tillë.