Profesori amerikan: Njohja e Kosovës nga Izraeli, mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së se shteti po rritet

Aktuale

Profesori amerikan: Njohja e Kosovës nga Izraeli, mesazh i qartë për pesë vendet e BE-së se shteti po rritet

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:58
Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir, njohës i politikave të Ballkanit Perëndimor, njëherit edhe profesor universitar në SHBA, ka thënë se njohja e sovranitetit të Kosovës nga ana e Izraelit përçon mesazh për rritjen e vendit në pesë vendet anëtare të BE’së, të cilat e kundërshtojnë atë.

Ben-Meir, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm. Kjo, pasi që sipas tij, Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do ketë ambasadë në Jeruzalem.

Tutje, ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE.

Postimi i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do ketë ambasadën e saj në Jeruzalem të Izraelit.

Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet.

E ardhmja e Kosovës është në BE dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat