Selimi për sondazhin që e qet VV-në mbi 51%: Tendencë dashakeqe

Aktuale

Selimi për sondazhin që e qet VV-në mbi 51%: Tendencë dashakeqe

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:08
Selim Selimi

Selim Selimi, kandidat për deputet nga AAK ka thënë se aspak nuk është i besueshëm sondazhi i fundit i Gani Bobit ku e qet Vetëvendosjen mbi 51.3 për qind.

‘’Njëra nga sondazhet më qesharake që paraqitet nëpër media. S'dijmë për mostër, për rastësi.

Tendencë dashakeqe për me paraqit të tillë numra. Nuk qëndron ashtu në terren. 51. 3 për qindëshi nuk është realitet’’, ka thënë ai në një debat.

’Do të jemi çelësi dhe siguresa e qeverisë së ardhshme’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat