Detaje: Si u ther me thikë 19 vjeçari në qendër të Drenasit

Aktuale

Detaje: Si u ther me thikë 19 vjeçari në qendër të Drenasit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga Drenasi

Një rast i rëndë ka ndodhur në mesditen e sotme në qytetin e Drenasit.

19 vjeçari është therur me thikë nga dy persona të pa identifikuar, pas të cilëve policia është vënë në ndjekje.

Media nga burimet e veta mëson detaje për këtë rast, i riu u ther me thikë në qafë pas shpinës, derisa ndihmën e parë e mori në QKMF në Drenas, derisa po vazhdon trajtimin në QKUK.

Nuk dihet ende se cili ishte motivi i ngjarjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat