Latifi: Ndoshta i bëjmë nder Kurtit që e quajmë Chavez

Aktuale

Latifi: Ndoshta i bëjmë nder Kurtit që e quajmë Chavez

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Blerim Latifi

Analisti politik, Blerim Latifi, njëherit edhe profesor universitar, teksa është komentuar deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, e cila e ka krahasuar kreun e VV’së me socialistin venezeuelian, Hugo Chavez, ka thënë se ndoshta i bëhet nder Kurtit me një krahasim të këtillë.

Latifi, ka thënë se Kurti e Chavez kanë ngjashmëri për nga aspekti ideologjik.

“Dallimi mes Chavezit dhe Kurtit është se ka qenë komandant.

Po ma kujton një intervistë të Enver Hoxhës, na quajnë stalinist, ndoshta na bëjnë nder. Kështu që, mos u ngutni, sepse janë familje e njëjtë ideologjike: e majtë, socialist…”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat