Bislimi: Kurti ka sfiduar sistemin e drejtësisë

Aktuale

Bislimi: Kurti ka sfiduar sistemin e drejtësisë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:57
Kandidati për deputet nga LDK, Faton Bislimi

Kandidati për deputet nga LDK, Faton Bislimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke ndjellur mashtrim.

“Frika jonë e vetme është se Lëvizja Vetëvendosje po ndjell mashtrim të madh tek opinioni. Mashtrimi i madh që ndjellin ata është krijimi i një euforie që çon në autokraci që s’ka nevojë Kosova për të”, është shprehur Bislimi.

Bislimi është shprehur se Albin Kurti ka sfiduar sistemin e drejtësisë .

“Ai ka thënë unë i prij listës. Nuk ka sfidë më të madhe që i është bërë sistemit tonë të drejtësisë. Sundimi ligjit është themeli që e shohim funksionalitetin e shtetit”.

Lidhur me sondazhet ai ka thënë se, sondazhi më i mirë dhe i vërtetë është ai do të dalë më 14 shkurt, ditën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat