Acarohet Vlora Çitaku me vendimin e Serbisë: E papranueshme, vulosën …

Aktuale

Acarohet Vlora Çitaku me vendimin e Serbisë: E papranueshme, vulosën …

Nga: A.Morina Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Vlora Çitaku

Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës në Beograd, lidhur me rastin e Aleksandar Vulin.

Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Çitaku këtë vendim e cilësoi si të pranueshëm, me të cilin Serbia e vulosi racizmin ndaj shqiptarëve.

“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese.

Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat