Driton Tali: Ja problemi me Albinin që kanë rojet e mjegullës

Aktuale

Driton Tali: Ja problemi me Albinin që kanë rojet e mjegullës

Nga: N.Sh Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:31
Albin Kurti dhe Driton Tali

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurtit, ka treguar problemin që e ka Kurti.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se problemi me Albinin është se nuk është i korruptuar dhe nuk është dorëzuar asnjëherë.

Ai shkruan se po të ishte i korruptuar, rojet e mjegullës, do ta shpallnin liderin më të madhin në Evropë.

Tali thotë se rojet e mjegullës e kanë zorin e vet dhe po frikësohen se koha e tyer përfundoi.

Postimi i plotë:

Problemi me Albinin është se nuk është i korruptuar dhe nuk u dorëzua asnjëherë.

Se po të ishte i korruptuar rojet e mjegullës do ta shpallnin "liderin me të madhin të Evropës": I ri, modern, i lexueshëm, i mençur, orator i shkëlqyeshëm që flet disa gjuhë rrjedhshëm etj.

Prandaj mos ju zini për të madhe rojeve të mjegullës se e kanë zorin e vet, ata janë të korruptuar dhe frikohen se koha e tyre përfundoi.

Se kanë personale, siç thonë mafiozët;

"It's not personal. It's strictly business".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat