Kush është kandidati që po e përkrah familja Rugova?

Aktuale

Kush është kandidati që po e përkrah familja Rugova?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Zgjedhjet janë futur në ditët e fundit të saj. Indiferent nuk po mund të rrinë as familjet ikonë të Republikës së Kosovës.

Së fundi, djali i presidentik historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Uka, është parë duke i dhënë krah mikut të tij në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për kandidatin e LDK’së Jetlir Zyberajn i cili në listë ka numrin 44.

Zyberaj, qysh është paraqitur edhe nga vetë Presidenti i Partisë AKR – Behgjet Pacollit, është krahu i djathtë i tij.

“Familja Rugova dhe Uka personalisht po angazhohen fuqishëm gjatë takimeve me qytetarë në mbështetje të Zyberajt”, thuhet nga njerëz të afërt të këtij kandidati.

Zyberaj ka qenë këshilltar i parë i Behgjet Pacollit në të gjitha pozitat e tij shtetërore.

Jetlir Zyberaj, kandidat në LDK-AKR me numër 44.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat