Haxhi Avdyli me akuza të rënda për Isa Mustafën, e quan hajn: Tregon detaje se çfarë i bëri presidentit Rugova me Bujar Bukoshin

Aktuale

Haxhi Avdyli me akuza të rënda për Isa Mustafën, e quan hajn: Tregon detaje se çfarë i bëri presidentit Rugova me Bujar Bukoshin

Nga: G.B Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:35
Haxhi Avdyli dhe Isa Mustafa

Kandidati për deputet nga VV dhe Iniciativa Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj Isa Mustafës, i cili ka komentuar vendosjen e shamive të kuqe nëpër qytet.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Isa paska shkretuar sërish, derisa ka thënë se antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti dhe se është e gërditshme që Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënies së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Mustafa po flet si rugovist, derisa ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën dhe e shkatërroi demokracinë në parti, e largoi kolegë nga partia me emaile, vetëm pse mendonin ndryshe.

Postimi i tij i plotë:

Paska shkretu prapë Isa. Zakonisht ata që bërtasin më së shumti - KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënies së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë "Antikomunisti" për komunizëm që kur u formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve, që humbi Prishtinën, Podujevën e tërë Kosovën. Ky që LDK-në e ka shndërruar në Lidhje, por demokratikën e ka shkatërru në atë parti. Po flet Isë "Rugovisti" që ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën. Po flet ai i cili zgjohej jerm dhe shkarkonte me emaila kolegët nga partia si askush më parë, vetëm pse s’pajtoheshim me veprimet e tij shkatërruese në mes pandemisë. Ndryshimi i madh që do ndodhë me 14 shkurt ka me ia trondit themelet krejt kriminelëve të veshur në petkun e politikanëve, prandaj kanë arsye me u shqetësua Isa dhe shokët e tij në Partitë tjera që ka bashkëqeverisë e kanë abuzuar me pushtetin për interesa klanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat