Pse e refuzoi debatin me Enver Hoxhajn e PDK-së, flet Albin Kurti

Aktuale

Pse e refuzoi debatin me Enver Hoxhajn e PDK-së, flet Albin Kurti

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:48
Albin Kurti

Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me kundërkandidatët e tij nga PDK’ja e LDK’ja, Enver Hoxhaj e Avdullah Hoti.

“Së pari në bëmë koalicionin parazgjedhor edhe e identifikuam saktë çështjen zgjedhjet janë referendum”, theksoi Kurti.

“Në anën tjetër kishim planin i cili operon në disa linja. Për të dalë në debat para referendumit më duhej një përfaqësues i planit. Veç qashtu e ka kjo punë”, shtoi ai.

“Athua s’u bën ata bashkë më 25 mars. Ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar. Ky është referendum. Në një anë jemi presidentja dhe unë dhe në anën tjetër janë ata”, theksoi ai.

“Ata po operojnë në disa linja por ata janë bashkë. Ata le ta zgjedhin një përfaqësues dhe po e bëjmë debatin. Nuk mund të debatoj unë me ata veçmas”, tha Kurti.

“Atje po ndodh diçka tjetër. Ata janë në një garë të brendshme me atë ish-kryetarin e Skenderajt për zgjedhje të brendshme në atë parti. Aty ka tjetër garë”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat